Krim i rëndë në Dibër, 26-vjeçari vret me thikë vëllanë e tij (Emrat)

Aktualitet

Krim i rëndë në Dibër, 26-vjeçari vret me thikë

Një ngjarje e rëndë është raportuar një natë më parë në fshatin Alabegi në Maqellarë, ku një i ri është qëlluar për vdekje nga vëllai i tij. Sipas policisë, Florian Tonuzi 26-vjeçar, ka qëlluar me thikë vëllanë e tij Benard Tonuzin, 23 vjeç. Ky i fundit, për shkak të plagëve të mëdha që ka marrë, ka humbur jetën në spital.

Disa informacione nga banorët e fshatit kanë treguar se 26-vjeçari ka probleme mendore. Blutë ndodhen në vendin e ngjarjes, ku pritet të zbardhet krimi.

“Dibër/ informacion paraprak

Rreth orës  00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T.,  26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se  ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin,   B. T.,  23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion