Rishfaqet Parashqevi Simaku! Këngëtarja vjen me një mesazh për shqiptarët nga New York-u (VIDEO)

Pas një periudhe të gjatë mungese në rrjetet sociale, këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e publikut përmes një videoje të publikuar në TikTok.
Videoja është shpërndarë nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka bërë të ditur se këngëtarja ka një mesazh të veçantë për të gjithë shqiptarët.
E buzëqeshur dhe me një pamje të kuruar, Parashqevi Simaku shfaqet nga New York-u, ku përshëndet ndjekësit dhe përcjell fjalë dashurie e mirënjohjeje.

“Ju përshëndes të gjithëve nga New York, ju dua.
Më shumë dashuri dhe mirënjohje, Parashqevia”, shprehet ajo në videon e publikuar.
Rishfaqja e këngëtares ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë pritur prej kohësh një mesazh të ri prej saj.


