Bashkëshortja e grabitësit të dy bankave në Tiranë punon në një bankë të nivelit të dytë / Çfarë deklaroi para hetuesve?

Aktualitet

Bashkëshortja e grabitësit të dy bankave në Tiranë

Një detaj i veçantë ka dalë në dritë gjatë hetimeve për grabitjen e dy filialeve bankare në Tiranë më 2 qershor dhe më 2 nëntor. Bashkëshortja e Robert alias Albert Dukës, 50-vjeçarit të dyshuar për grabitjet, rezulton se punon gjithashtu në një bankë të nivelit të dytë.

Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në kuadër të verifikimeve që po kryhen për origjinën dhe destinacionin e shumës së parave të gjetura në banesën e çiftit në Vlorë.

Gjatë dëshmisë së saj, bashkëshortja ka deklaruar se paratë e gjetura në banesë ishin kursime familjare, të siguruara nga shitja e një apartamenti në kryeqytet.

Lexo edhe: Grabitja e dy bankave në Tiranë! Detaje nga dëshmia e 50-vjeçarit: 100 mijë eurot e vjedhura i shpenzova në kazino

Ndërkohë, hetuesit po vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse shuma e sekuestruar ka lidhje me paratë e grabitura nga dy filialet bankare, të cilat kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Një tjetër pistë e hetimit lidhet me shpenzimin e parave në kazino të ndryshme të Tiranës, pasi Duka ka deklaruar se pjesën më të madhe të shumës së grabitur e ka përdorur për lojëra fati.

Policia pritet të nisë edhe një hetim pasuror ndaj 50-vjeçarit për të verifikuar të ardhurat dhe pasuritë e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion