Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Politikë

Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris me ftesë të presidentit Emmanuel Macron. 

Platforma ndërkombëtare, këtë vit sjell në vëmendje rëndësinë e qeverisjes efektive për garantimin e paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe prosperitetit, në një kontekst të karakterizuar nga ndryshimet gjeopolitike, zhvillimet teknologjike dhe sfidat klimatike.

“Palais de l’Élysée – Me Presidentin Emmanuel Macron, për të gjitha temat me interes të përbashkët, në vigjilje të Forumit të Paqes nesër”, shkruan kreu i qeverisë krahas fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet krah Macron.

Në kuadër të Forumit, Kryeministri Rama do të jetë pjesë e sesionit të posaçëm në formatin “Spotlight”, ku do të diskutojë mbi perspektivën europiane dhe rëndësinë e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për brezat e rinj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion