Zbulohet arsyeja, pse mjedisi rrethues ndikon te gjendja juaj emocionale dhe pse ecja është zgjidhja?

Soft

Zbulohet arsyeja, pse mjedisi rrethues ndikon te gjendja juaj emocionale dhe pse
A e keni menduar ndonjëherë se si rikthimi në një vend të caktuar, qoftë zyra, një dhomë apo një rrugë e caktuar, mund t’ju rikthejë menjëherë ndjesinë e ankthit apo stresit?

Zgjidhja nuk është vetëm në mendjen tuaj, është e koduar në mënyrën se si funksionon truri ynë.

Si i ruan truri kujtimet e stresit?

Truri juaj nuk mban mend vetëm ngjarjet negativisht ngarkuese, por dokumenton me detaje edhe vendet, tingujt, aromat dhe mjedisin ku ato kanë ndodhur.

Pjesa e trurit e njohur si hipokampus luan rolin kryesor në formimin e këtyre kujtimeve kontekstuale. Studiuesit e quajnë këtë dukuri “kushtëzim kontekstual”.

Kur truri lidh një ambient të caktuar me një përvojë stresuese, rikthimi në atë mjedis riaktivizon automatikisht përgjigjen ndaj stresit, edhe nëse rreziku apo ngjarja ka kaluar me kohë.

Sipas një studimi të rëndësishëm të botuar në revistën shkencore Nature Reviews Neuroscience (“The Contextual Brain”), hipokampusi, amigdala dhe korteksi prefrontal bashkëpunojnë ngushtë për të përpunuar informacionin e mjedisit dhe për të rregulluar përgjigjet e frikës. Kjo shpjegon pse mjedisi ku ndodheni mund të përcaktojë drejtpërdrejt mënyrën se si ndiheni.

Pse një shëtitje e thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka?

Pikërisht këtu hyn në lojë fuqia e lëvizjes fizike. Lëvizja në një mjedis të ri ndryshon rrënjësisht informacionin ndijor që truri po përpunon.

Pamjet, tingujt dhe hapësira e re i japin trurit stimuj të rinj, duke e shkëputur atë nga cikli i mendimeve apo mjedisi që lidhet me stresin.

Ecja i mundëson trupit të lirojë tensionin fizik të akumuluar nga stresi.

Një përmbledhje shkencore e botuar në British Journal of Sports Medicine, e cila analizoi dhjetëra studime mbi ecjen dhe shëndetin mendor, konfirmoi se lëvizja e lehtë në natyrë ose në ambiente të tjera mbështet ndjeshëm mirëqenien emocionale dhe ul nivelet e ankthit.

Pas një përvoje apo dite të ngarkuar me stres, mos rrini në të njëjtin ambient. Dilni jashtë dhe bëni një shëtitje prej 10–20 minutash.

Ndryshoni pamjen rrethues, vëzhgoni detajet e reja dhe jepini vëmendjes suaj një stimul ndryshe. Ndonjëherë, ndryshimi i mjedisit është hapi më i thjeshtë por më domethënës për të thyer ndjesinë e ngecjes emocionale

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion