A u menaxhua siç duhet tragjedia e zjarrit në pallatin në Elbasan? Deputeti i PD-së kritikon ndërhyrjen

Politikë

A u menaxhua siç duhet tragjedia e zjarrit në pallatin në
Zjarri në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe dhjetë të tjerë u plagosën, u bë pjesë e diskutimeve në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes.

Deputeti i opozitës, Isuf Çela, kritikoi mënyrën e menaxhimit të situatës, duke e krahasuar ndërhyrjen për shuarjen e flakëve me përdorimin e automjeteve të policisë që hedhin ujë me presion gjatë protestave.

Sipas Çelës, ndërsa në Elbasan zjarri shuhej me një zorrë uji, në protesta përdoren automjete që hedhin ujë në distanca deri në 200-300 metra.

Në përgjigje, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, pranoi se në momentet e para të ndërhyrjes kishte pasur vështirësi dhe mungesë përvoje për menaxhimin e një ngjarjeje të tillë, e cila solli pasoja të rënda. Ai përmendi edhe panikun që shkakton zjarri, jo vetëm te qytetarët, por në momente të caktuara edhe te strukturat operacionale.

Megjithatë, Çako theksoi se ishin angazhuar të gjitha kapacitetet, përfshirë autoshkallët nga Tirana dhe Elbasani, ndërsa njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura dhe strukturat e mbrojtjes nga zjarri kishin operuar gjatë gjithë natës.

Pjesë nga diskutimi në Komison:

Isuf Çela – Javën e kaluar ndodhi një situatë e rënies së zjarrit në një pallat në Elbasan, ku humbën jetën dy persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Mënyra e menaxhimit të asaj situate linte shumë për të dëshiruar. Tregon filozofinë e kësaj qeverisjeje në 13 vite, vetëm pjesën e fasadës. Fikja e zjarrit atje bëhej vetëm me një zorrë uji, sikur po ujit lulishten, ndërkohë që në shesh makineritë e hedhjes së ujit, për të shtyrë studentët, për të shtyrë protestuesit, e çojnë në 200 m, 300 m, në antitezë me atë që ndodhi në Elbasan.

Haki Çako: – Për zjarrin në Elbasan, sigurisht që zjarri është një fenomen që në momentet e para ka efektet e panikut edhe për qytetarët, por në momente të caktuara edhe për strukturat operacionale.

Ne kemi angazhuar të gjitha kapacitetet, deri te autoshkallët, qoftë në Tiranë dhe në Elbasan.

Ka pasur një risk të shtuar për banorët e pallatit, mbase edhe përvoja për një aksident të tillë, se është një aksident që sjell pasoja të konsiderueshme, ka qenë e munguar nga ekspertët, specialistët në momentin e parë, se shkaqet dalin pasi menaxhohet një situatë e tillë. Por njësitë e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura dhe të Mbrojtjes ndaj Zjarrit kanë operuar gjatë gjithë natës dhe kanë siguruar jetën e banorëve të pallatit dhe kanë siguruar në mesnatë edhe  kanë gjetur viktimën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion