Përfundon numërimi i preferencialeve të Lezhës/ Votat e Diasporës përmbysin rezultatin e kandidatëve të Partisë Socialiste!

Politikë

Përfundon numërimi i preferencialeve të Lezhës/ Votat e

Përfundon edhe numërimi i votave të diasporës për kandidatët për qarkun e Lezhës. Rezultati për mandate ishte “vulosur” që të shtunën, 4:3 në favor të PD-së.

Ka përmbysje te kandidatët e Partisë Socialiste. Mandatin e tretë për Partinë Socialiste, sipas votave, e ka marrë Admir Kadeli me 27 vota më shumë se Marjeta Neli.

PS – 3 mandate

Ulsi Manja (listë e sigurtë)

Ermal Pacaj (listë e sigurtë)

Admir Kadeli (7586)

Marjeta Neli (7559)

Këtë e ka konfirmuar edhe KQZ në pasqyrën zyrtare të rezultateve. Për arsye të kuotave gjinore, ndoshta KQZ mund të bëjë rokadë mes kandidatëve, por deri më tani mandati i shkon Kadelit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion