Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori! Arrestohet një 15-vjeçar!

Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori!

Një 15-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka aksidentuar për vdekje këmbësorin me iniciale S.V. Viktima 82-vjeç po lëvizte me biçikletë në zonën e Yrshek kur është përplasur nga i mituri.

"Specialistët e qarkullimit rrugor bënë arrestimin e shtetasit të mitur 15 vjeç, pasi në Yrshek, ditën e sotme, rreth orës 14:40, dyshohet se duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka aksidentuar shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. 

Si pasojë 82-vjeçari ka humbur jetën rrugës për në spital.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion