PD "rrëmben" një tjetër vend në Kuvend nga lista e hapur, ngelet jashtë Edona Bilali dhe Bardh Spahia!

Politikë

PD "rrëmben" një tjetër vend në Kuvend nga lista e

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri. Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.

Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.

Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 82 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet demokrati i listës së hapur Ludovik Hasani, duke lënë jashtë ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia.

PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1487 vota deri tani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion