Socialistët nisin festën, lot e përqafime! PS "rrëmben" 12 mandate të plota në Fier!

Politikë

Socialistët nisin festën, lot e përqafime! PS

Pavarësisht se Partia Socialiste ka fituar bindshëm në Fier, numërimi i kutisë së fundit duket se u ka sjellë emocionin më të madh numëruesve e vëzhguesve të PS, të cilët në kor plot entuziazëm kanë thërritur simbolin e PS, numrin 5.

97 kuti janë numëruar tashmë duke i dhënë fund këtij procesi dy-ditor.

Nga ana tjetër ky moment final është përcjellë me shumë trishtim nga numëruesit e PD të cilët përtej lodhjes, përjetuan një zhgënjim të madh.

Ndërkohë PS është duke shpresuar për mandatin e 12-të në këtë qark dhe në kushtet aktuale e rrezikon vetëm koalicioni Nisma-Shqipëria bëhet, që shpreson t’ia rrëmbejë këtë mandat përmes votave të diasporës.

ME TE LEXUARAT