Adriatik Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla në këto zgjedhje. Unë luftova shumë t’i bashkoj!

Politikë

Adriatik Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla në këto

Drejtues i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka deklaruar se është shumë pranë sigurimit të një mandati në Qarkun e Fierit, duke theksuar se i duhen edhe 1000 vota, që sipas prognozës së deritanishme ka shumë mundësi t’i arrijë.

Lapaj përmendi se në këtë rezultat përfshihen edhe votat e diasporës, të cilat sipas tij mund të jenë vendimtare për fitoren.

“Me këtë projeksion që jemi deri tani, mandati i parë për lëvizjen tonë do të jetë në qarkun e Fierit. Kalojmë me mbi 7 mijë vota dhe me projeksionin e diasporës kalojmë mbi 2000 vota, kështu që mandati besoj se do i përkasë koalicionit tonë,”- tha Lapaj. 

Lapaj foli edhe për sfidat me të cilat përballen partitë e vogla, duke vënë theksin tek mungesa e bashkimit si një nga arsyet kryesore që i ka penalizuar ato në këto zgjedhje.

“Mosbashkimi ka penalizuar shumë partitë e vogla në këto zgjedhje. Unë luftova shumë t’i bashkoj,”- u shpreh ai.

Ndërkohë, Lapaj ngriti edhe shqetësimin për disa parregullsi në procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se do të bëjë një ankesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“E vetmja gjë që unë mendoj që ka qenë problem dhe që ne do ta bëjmë një ankesë në KQZ, është që ka pasur vota me firmë. Besoj është e palejueshme,” tha Lapaj për mediat.

ME TE LEXUARAT