PD letër KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion pamjet filmike të disa QV në KZAZ 40!

Politikë

PD letër KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion pamjet

Partia Demokratike përmes një shkresë zyrtarë drejtuar KQZ-së i ka kërkuar vënien në dispozicion të kamerave në disa prej QV në KZAZ 40, që korrespondon me Njësinë nr. 9 në Tiranë.

Shkresa vjen pas konstatimit të fenomenit ‘Treni Bullgar’ në këtë KZAZ, ku në disa QV janë zbuluar fletë votimi të parregullta dhe që nuk korrespondonin me fletët e votimit të lëshuara nga KQZ për zgjedhjet e 11 majit.

Letra e plotë:

Z. Komisioner, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) shpreh shqetësimin e saj të thellë në lidhje me informacionet alarmante të publikuara sot në media, që ngrenë dyshime serioze për përdorimin e metodës së njohur të manipulimit zgjedhor të quajtur "Treni Bullgar", në zemër të Kryeqytetit.

Siç dëshmohet në fotografitë dhe videot e publikuara në media më datë 13.05.2025, vetëm në një kuti votimi janë konstatuar një sërë fletësh votimi që duket qartë se janë hedhur nga e njëjta dorë. Këto fletë votimi kanë: Të njëjtën palosje, Të njëjtat vula, Të njëjtat defekte strukturore,

Dhe ne nje kuti tjeter, disa prej fleteve te votimit u konstatuan qartazi me ngjyrë të lehtesisht te ndryshme nga fletët e tjera- ngjyra perben një element thelbësor që ngre dyshime serioze për ndërhyrje të jashtme në proces.

Te gjitha keto fakte dhe konstatime, perfshire ndryshimi i ngjyrës së fletëve të votimit, përbëjnë një indikator të drejtpërdrejtë të manipulimit, pasi çdo devijim nga standardi i miratuar për fletën e votimit është i papranueshëm dhe i dënueshëm sipas ligjit.

Në këtë kuadër, PD-ASHM kërkon urgjentisht vënien në dispozicion të pamjeve filmike nga kamerat e vendosura në:

QV nr. 1972-00,

QV nr. 1973-00,

QV nr. 1974-00,

QV nr. 1974-01,

QV nr. 1975-00

QV nr. 1975-01, të gjitha në KZAZ nr. 40 - Tiranë.

 

 

ME TE LEXUARAT