“OSBE hoqi emra nga raporti”, BE reagon ashpër: Nuk ka pasur asnjë ndërhyrje! S’prekim proceset demokratike

Politikë

“OSBE hoqi emra nga raporti”, BE reagon ashpër: Nuk ka pasur

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar me një deklaratë ku thuhej se Ambasadori i BE-së në Shqipëri ka ndërhyrë në përmbajtjen e raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.

“Nuk ka patur dhe nuk mund të ketë asnjë ndërhyrje të tillë,” thuhet në deklaratën zyrtare të BE-së. “Pretendimet e përsëritura në artikull janë të rreme. Siç ka theksuar vetë Ambasadori në deklaratat për shtyp, BE nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë.”

Delegacioni nënvizon gjithashtu se raportet e OSBE/ODIHR janë të pavarura, të paanshme dhe bazohen vetëm në gjetje të verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.

Në përfundim, deklarata e BE-së thekson se misioni i saj në Shqipëri është të “mbështesë dhe shoqërojë vendin në rrugën e integrimit evropian, dhe jo të ndërhyjë apo manipulojë proceset e brendshme”. 

Deklarata e plotë:

Pretendimet se Ambasadori i BE-së ndërhyri për të hequr emrat nga artikulli i raportit të ndërmjetëm të OSBE/ODIHR-it, të përsëritura në një artikull të botuar sot nga Syri .net, janë të rreme.

Siç theksoi së fundi Ambasadori i BE-së në deklaratat për shtyp, Bashkimi Evropian nuk ndërhyn dhe as nuk kërkon të ndikojë në proceset demokratike të Shqipërisë. Për më tepër, raportet e vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it janë të pavarura, të paanshme dhe të bazuara vetëm në gjetjet e verifikuara nga ekipet e tyre të vëzhguesve.

BE-ja është këtu për të mbështetur dhe shoqëruar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, jo për të ndërhyrë ose manipuluar në asnjë mënyrë.

Dezinformimi mund të minojë besimin e publikut në proceset demokratike

ME TE LEXUARAT