"Do vazhdojmë të punojmë"/ Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për mandatin e katërt të qeverisjes!

Aktualitet

"Do vazhdojmë të punojmë"/ Giorgia Meloni uron

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Me anë të një postimi në rrjetet socialie, ajo i shpreh urimet e saj kryeministrit shqiptar për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare, duke përmendur dhe miqësinë e bashkëpunimin e dy vendeve.

“Dëshiroj t’i shpreh urimet e mia më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rizgjedhjen e tij në krye të Qeverisë shqiptare.

Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i një dialogu konstruktiv dhe i një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.

Do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjet mes qeverive tona dhe për të arritur objektivat e përbashkëta, përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe përparimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, shkruan Meloni.

ME TE LEXUARAT