"O idiot"/ Plas keq në parlament, revoltohet Taulant Balla: Flamur Noka të dalë jashtë ose të kërkojë falje

Politikë

"O idiot"/ Plas keq në parlament, revoltohet Taulant Balla:

Seanca plenare e Kuvendit u ndërpre pas një përplasjeje verbale mes deputetëve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Shkak u bë një moment tensioni mes Taulant Ballës, kreut të grupit parlamentar të PS-së, dhe deputetit të PD-së, Flamur Noka, pasi ky i fundit e quajti “idiot” ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Balla reagoi menjëherë, duke kërkuar që Noka ose të kërkonte falje publike ministrit, ose të largohej nga salla.

“U bë seanca e disatë radhazi, por sot po arrihet kulmi, kërkohet fjala për procedurë. Në procedurë kërkohet dorëheqja e një ministri. Në seriozitetin e një parlamenti, një grup parlamentar i disa deputetëve, nëse do të kishte dhembur shpirtin seriozisht, mund të kishin ardhur me kërkesë procedurale. Javën e ardhshme do të kemi një debat 12 orë e gjysmë për 5 institucionet e drejtësisë që do raportojnë.


Nuk mund të kryej më debat për një çështje, fyejmë familjen e të ndjerit. Presin distancim, që nga dera e gjykatës kërcënojnë prokurorë e gjyqtarë. Unë jam i shumicës, fjala për procedurë merret kur bëhet fjalë për rendin e ditës. Kemi bërë diskutim në Konferencën e Kryetarëve, sot tha njëri, nuk do kemi teatër. Ky njeri këtu nuk ka vend, i bërtiste ministrit ‘o idiot’. Ose t’i kërkojë ndjesë ministrit, ose zoti kryetar kërkoj 5 minuta pushim dhe ky person të dalë jashtë”, tha Taulant Balla.

 

 

 

ME TE LEXUARAT