Sherr për biletat e anijeve turistike, një i plagosur në portin e Vlorës (EMRAT)
Lajmifundit
/
16 Gusht 2026, 18:21
Aktualitet

Një konflikt banal mes dy shitësve të biletave për anijet turistike ka përfunduar me plagosje me thikë në portin e Vlorës.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë konfliktit, shtetasi Edmond Gorishova ka goditur me thikë shtetasin Dhimo Thomini.
Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar.
Ndërkohë, i plagosuri është transportuar me ambulancë për të marrë ndihmë mjekësore.
Nuk dihen ende detaje të mëtejshme mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurit dhe rrethanat e plota të konfliktit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes.


