Emaili i Kuvendit me emrin e Enver Hoxhës/ Berisha- Peleshit: Bëre apologji hipokrite, nuk ishte gabim i stafit

Politikë

Emaili i Kuvendit me emrin e Enver Hoxhës/  Berisha- Peleshit: Bëre

Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë ka dërguar një email deputetëve, ku përfshihet një listë personalitetesh që kanë lindur në tetor dhe që do të nderohen.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot se përmendja e emrit të Enver Hoxhës në një dokument të Kuvendit që iu shpërnda deputetëve nuk ishte gabim i administratës.

Sipas tij, emri i ish-diktatorit është futur në atë material me urdhër të Ramës.

“Ti hape Parlamentin me një apologji hipokrite, Enver Hoxhën e fute ti me urdhër të Ramës. Ka një ligj të vitit 1992 që dënon propagandën e Hoxhës, nuk është pune e bibliotekës kjo. Imagjinoni ju po të futej Hitleri në Bundestag”, tha Berisha.

 

ME TE LEXUARAT