Pas 16 vitesh rikthehet në “Portokalli” një prej emrave më të dashur, “surpriza” që pritet të ndryshojë gjithçka

Showbiz

Pas 16 vitesh rikthehet në “Portokalli” një prej emrave

Sezoni i ri televiziv do të sjellë inovacione në “Portokalli”, ku një nga këto është lidhur ngushtë me kreun e spektaklit të humorit në Top Channel.


Bëhet fjalë për Agron Llakajn, një prej figurave më të njohura të humorit shqiptar dhe një emër i lidhur ngushtë me historinë e “Portokalli”. Sipas informacioneve të siguruara nga “Loki magazine”, pas 16 vitesh nga largimi i tij, Llakaj pritet të rikthehet këtë sezon në program, këtë herë sërish në drejtimin e tij.


Kthehemi në një format ku Llakaj ka qenë gjithmonë një nga personazhet kryesorë, duke udhëhequr dhe kontribuar me karakteret e tij komike që kanë lënë gjurmë në spektaklin.

Pikëpyetja që mbetet lidhet me Salsano Rrapin, të cilit prej vitesh i është besuar drejtimi i “Portokalli”. Ende nuk dihet nëse ai do të vazhdojë të jetë pjesë e moderimit dhe do ta drejtojë spektaklin në bashkëpunim me Llakajn, apo sezoni i ri do të sjellë një formulë tjetër.

Çdo detaj mbi organizimin e drejtimit të programit do të zbulohet vetëm pas prezantimit zyrtar të sezonit të ri.

Rikthimi i Agron Llakajt është pritur me shumë emocion dhe konsiderohet si një nga risitë më të rëndësishme të këtij sezoni në “Portokalli”, pas një mungese të gjatë.

ME TE LEXUARAT