Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

Aktualitet

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria,

Një automjet i mbushur me drogë në Shqipëri është ndaluar nga policia greke në Selanik.

Autoritetet fqinje kishin siguruar informacion në lidhje me një 41-vjeçar shqiptar, i cili kryente trafik droge Shqipëri-Greqi.

Mjeti i tij është ndaluar në Selanik, pasi kishte hyrë përmes një pike doganorë nga vendi ynë.

Gjatë kontrollit me rreze X të automjetit, në rezervën e karburantit, u gjetën dhe sekuestruan 12 pako që përmbanin 23 kg 450 gram marijuanë.

Gjithashtu gjatë kontrollit personal, 41-vjeçarit shqiptar i’u sekuestruan edhe 1000 euro dhe 1 celular.

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria,

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria,

 

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria,

 

 

ME TE LEXUARAT