Numërohet kutia e fundit në Himarë, PS drejt fitores me 677 vota epërsi ndaj PD

Politikë

Numërohet kutia e fundit në Himarë, PS drejt fitores me 677 vota

PS duket se po shkon drejt fitores se zgjedhjeve edhe ne Himare.

Në Zonën e Administrimit Zgjedhor nr. 89 që përfshin bashkinë e Himarës, procesi i numërimit të votave është drejt përfundimit, me 35 nga 36 kutitë e votimit të përfunduara dhe vetëm një kuti në proces.

Sipas rezultateve paraprake:

Partia Socialiste (PS) ka marrë 3,032 vota

Partia Demokratike (PD) ka grumbulluar 2,355 vota

Partitë e tjera kanë marrë së bashku 603 vota

Vota të pavlefshme janë regjistruar 230

PS ka një epërsi prej 677 votash ndaj PD-së. Procesi ka vijuar në mënyrë të qetë dhe pa incidente, ndërsa vëzhguesit kanë qenë të pranishëm në çdo hap të numërimit.

ME TE LEXUARAT