Numërohen gjysma e votave, PS 48.7, kryeson në 9 qarqe, PD rritet në 39.2, LSI 7%

Deri në ora 15.21 KQZ ka përditësuar rezultatin e zgjedhjeve me 2575 qendra të numëruara nga totali prej 5199 qendra votimi në gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ, PS ka një rënie të lehtë në 48.77 për qind të votave ndërsa PD ka një rritje të lehtë në 39.29 për qind.
LSi ka marrë 7.07 për qind të votave në rang kombëtar ndërkohë që Parti e katërt është PSD me 2.14 për qind.
Ajo cka bie në sy është përqindja e papërfillshme e votave që kanë marrë Bindja Demokratike, Partia e Jozefina Topallit, ajo e Nisma thurje, etj.
Ajo cka bie në sy është se PD ka kryesimin në Kukës, Shkodër e Lezhë ndërsa në gjithë qarqet e tjera PS është në avantazh./lajmifundit.al


