Numërohen 40% e kutive të votimit. Yuri Kim: Disa kanë shpallur fitoren

Politikë

Numërohen 40% e kutive të votimit. Yuri Kim: Disa kanë shpallur

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për Fax Neës ndërkohë që ka qenë e shoqëruar nga ambasadori britanik dhe ambasadorja e Spanjës për të vëzhguar procesin e numërimit të votave në qendrat e votimit të Tiranës.

Ajo tha që në këto momente e gjithë bota i ka sytë nga Shqipëria, dhe prandaj duhet të garantohet një proces i rregullt numërimi.

Kim tha që populli shqiptar dhe autoritetet e kanë bërë punën e tyre, tashmë edhe politikanët duhet të bëjnë punën e tyre dhe të presin me durim përfundimin e procesit të numërimit.

Gjithashtu ajo kërkoi që të shmangeshin deklaratat e fitoreve nga ana e partive politike nga entuziazmi i momentit.

“Ne jemi këtu për të mbështetur në këtë punë shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye vendosa të vij së bashku me abasadorin e Mbretërisë së Bashkuar dhe ambasadoren e Spanjës.

Ne folëm për atë që kishte ndodhur këtu për disa gjeëra që ndohin edhe në SHBA.

Ajo që është e rëndësishme është që të kemi një dakordësi.

Më lejoni të them që e gjithë bota i ka sytë tek Shqipëria tani.

Miqtë tuaj veriorë, dhe perëndimorë janë duke ju parë.
Është gjë e mirë të shoh numëruesit duke numëruar fort, pa u lodhur dhe duke vazhduar punën.

Sic e kam shprehur votuesit e kanë bërë punën e tyre.
Autoritetet e kanë bërë punën e tyre, politikanët të jenë të duruar dhe të presin.

E di që nga entuziazmi i momentit disa nga palët kanë shpallur fitoren por ka ende shumë vota për t’u numëruar.

Kështu që duhet të jemi të duruar dhe të presim të përfundojë procesi i numërimit në të gjithë vendin”- tha Yuri Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion