“Nuk u mora me hakmarrjen e tij”, Berisha për përballjen me Dumanin në Kuvend: S’duronte pyetjet, i dukeshin si shigjeta

Politikë

“Nuk u mora me hakmarrjen e tij”, Berisha për përballjen

Gjatë një konference me gazetarët, kreu i PD, Sali Berisha komentoi përballjen dhe raportimin e djeshëm të kreut të SPAK, Altin Dumani.

Kryedemokrati u shpreh se ‘nuk u mora me hakmarrjen e tij ndaj meje”, ndërsa shtoi se sipas gjuhës së trupit ‘Dumani fliste si i kapur’.

Ndër të tjera ai tha se Altin Dumani ‘nuk i duronte dot pyetjet e deputetëve të opozitës, pasi i dukeshin si shigjeta’.


“Patë se si pseudo-mazhoranca e tërë u angazhua të shkelë ligjet, Kushtetutën e vendit vetëm në diktatin e Dumanit, i cili refuzonte të merrte pyetje me gojë nga deputetët. Akt i pashembullt.

I keqpërdoruri dje i keq shfrytëzuari nuk duronte dot pyetjet, i dukeshin si shigjeta. Kompromisi ishte që zyrtari të lexonte pyetjet dhe pas përgjigjeve autori i pyetjeve të shprehej 2 minuta për përgjigjet që ai dha. E patë pozitën mjerane që u ndodhën palët tona kundërshtare. Në gjuhën e trupit ai ‘Fliste si i kapur’”, u shpreh Berisha.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion