Atentati me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur në Dragoç, dyshohet se u përdor nga autori

Aktualitet

Atentati me tritol në Shkodër, gjendet një makinë e djegur

Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Dragoç, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër.

Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.

Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.

“Informacion paraprak/Rreth orës 12:20, në fshatin Dragoç, në anë të rrugës, është konstatuar i djegur një automjet tip “Wolkswagen”.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion