"Nuk bëni dot gangsterin", debate në Komisionin Hetimor, Salianji: E keni zanat vjedhjen!

Politikë

"Nuk bëni dot gangsterin", debate në Komisionin Hetimor,

Komisioni Hetimor, i cili do të hetojë problematikat në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit nisi sot punën me konstituimin e tij, ku nuk munguan debatet e para mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Përfaqësuesit e mazhorancës ngritën pretendime për rregulloren e këtij komisioni, ndërsa sipas Ervin Salianjit, pretendimet e shumicës janë tentativa për “të gjetur alibi minimaliste” për të shtyrë komisionin “e tentuar nga fillimi për ta cuar në kalendat greke”.

Salianji, i kërkoi kolegëve të mazhorancës, të ruajnë etikën në komunikim dhe të mos bëjnë gangsterin, pasi sipas tij nuk do të arrijnë dot ta fshehin manipulimin e bërë në zgjedhje.

Debati nisi mbi miratimin e rregullores, ku deputetët e mazhorancës kërkuan ndryshimin e saj. Ishte kryetari Alibeaj, ai i cili pohoi fillimisht se rregullorja ishte e marrë nga praktikat e komisioneve të mëparshme, por që më pas u ra dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët prej dy anëtarësh, për krijimin e një rregulloreje të dakordësuar.

 

Diskutimet 

Nasip Naco: Për ta tërhequr rreguloren sot nga rendi i ditës, unë e kuptoj që kjo rregullore është e kopjuar nga ato më parë. Unë nuk them se e keni bërë ju, këtu kanë cituar vendimin e kuvendit të vitit 2016, hiqeni, tërhiqeni se ka dhe të tjera, po e quaj një lapsus, tërhiqeni sot ta diskutojmë.

Enkelejd Alibeaj: E kuptova merakun tuaj dhe është lënë për këtë arsye që të kuptohet se është marrë nga aktet e mëparshme, por e kam detyrim si krytar për ta futur si pikë e rendit të ditës.

Ftesa ime është ftesë për të ecur para me veprimtrinë e komisionit, për mos u bërë pengesë ti hapim rrugë vepimeve të tjera. Do duhet të plotësojmë planin paraprak të hetimit, por si një kusht miratohet rregullorja.

Nasip Naco: Me gjithë këto gabime që ka.

Ervin Salianji: Ka një shprehje që thotë që koha duket që në mëngjes, vrazhdësia e vrenjtësia e përfaqësuesve të mazhorancës apo përpjekja që në nisje për të gjetur alibi minimaliste për të shtyrë e tentuar nga fillimi për ta cuar në kalendat greke është e pritshme e ditur e tregon edhe para opinionit që është shqetësim për ta.

Duhet të ecim e s’duhet të ngelemmi, janë minimaliste e mund të korigjohen edhe këtu, planin e hetimit të vazhdojmë e në mbledhjen tjetër secili anëtar të ketë propozimet e veta.

Sugjerimet e ndërhyrjet tuaja janë për të vonuar e zgjatur shumë punën e komisionit

Kam edhe nje kerkese se më duket sikur edhe nga kumbimi edhe nga e njëjta sallë më duket sikur jemi në byronë e Partisë Komuniste ku largohen dhe mediat pas 5 minutash në komisionin tonë të jetë e pranishme media se nuk është cështje që covid hyn me minuta, në cështje me sensitet kaq të lartë mediat duhet të jetë e pranishme në cdo moment.

Enkelejd Alibeaj: Nuk është ajo atmosferë që ju sapo thatë ne kemi gjithë detyrimin për të krijuar një atmosferë funksionale të këtij komisioni pa i bërë të ditura ndasitë të cilat janë normale në këtë rast.

Petrit Vasili: Kushdo ka marrë pjesë në komsione hetimore dhe ka këtë rregullore përpara e kupton që ne po humbaim kohë kot, na presin debate boll në këtë komison por do na vijë për të qeshur në seancat që do vijnë.

Enkelejd Alibeaj: Ajo cështje për të cilët ngritët pretedimin është e katërta në radhë e kemi ezauruar vetëm të parën.

Toni Gogu: Në emër të kolegëve për të treguar gjithë vullnetin e mirë që u materializua me një vendim unanim e duam ta shohim në cdo seancë të këtij komisioni, meqë u citua rregullorja e meqë jemi të gjithë në një anije e duam të lundrojmë sa më shpejt po citoj dy nene të ligjit për komisionet hetimore.
Rregullat e brendshme, duam të vendosim ca shina që mos ti diskutojmë më. Sa i takon planit paraprak të hetimit është kompetencë e komisionit.

Enkelejd Alibeaj: Juve ju ka ardhur në e-mailin tuaj drafti i rregullores që ka qëllim të miratohet këtu në këtë Komisioni. Që ky draft rregulloreje të mos kap në befasi asnjë nga ju, rregullat janë të njëjtat dhe me komisonet e mëparshme, pasi nuk ka patur ndryshime ligjore në këtë pikë. Nëse duam të ketë ndryshime, të udhëhiqemi nga konstruktiviteti dhe ta miratojmë së bashku.

Klotilda Bushka: Punë të mbarë këtij komisioni dhe uroj që të gjithë kolegë të jenë sa më efeiçentë në punën e tyre. Unë nuk mendoj se rregullorja është një akt shabllon. Ne gjithmonë kemi qenë këtu dhe kemi kryer një diskutim, ku një anëtarë i mazhorancës dhe një anëtar i opozitës janë ulur dhe kanë diskutuar draftin e rregullore. Ndaj le të caktojmë të ulen dy përfaqësues që të përpilojnë draftin e dakordësuar dhe të vijmë ta miratojmë në mbledhjen e ardhshëm. Unë do të propozoja që zoti Nasip Naço të jetë përfaqësues nga ana e Partisë Socialiste.

Toni Gogu: Zoti kryetr ju lutem të respektoni ligjin.

Enkelejd alibeaj: Gjithësecili këtu e ka aftësinë dhe mundësinë që të vazhdojë dhe të dëgjojë më së paku etikën e diskutimit. Kjo etikë kërkon ta dëgjojmë deri në fund tjetrin. Fakti që po më ndërpret, nuk të jep aftësi paranormale që të kuptosh atë që unë do them. Ajo kërkesë e zonjës Bushka bazohet te fakti që ju nuk keni patur kohën për të shqyrtuar drafrin.

Gazmend Bardhi: Këtë idenë që komisioni harton edhe miraton, ne këtu jemi hajde ta miratojmë. Ta miratojmë në mbledhjen tjetër është thjesht për të vonuar kohën e hetimit të komisionit. Ne këtu jemi, meqënëse ju doni ta hartoni, hajde e hartojmë që nga neni 1.
Meqënëse ju keni ardhur dhe thoni që ka një thes me gabime, a mund të fillojmë punën ta hartojmë dhe ta miratojmë dhe më pas të kalojmë në pikën tjetër të rendit të ditës. Kërkesa për ta shtyrë në mbledhjen tjetër bie ndesh me ligjin. Do duhet të miratojmë rregulloren dhe më pas duhet të zgjedhim sekretaren. Pasi kërkesa për të zgjedhur sekretaren sot pa miratuar rregulloren nuk është e ligjshme dhe nuk mund të hidhet as në votim. Ju lutem mos na vononi të fillojmë sa më parë hetimin.

Enkelejd Alibeaj: Atë draft që bashkë me zonjën Bushka e kemi hartuar e kemi sjellë këtu. Kështu që unë them të vazhdojmë dhe jemi te pika 4 hartimi dhe miratimi i rregullores. Kohën e kemi dhe të vijojmë të ecim me nenin 1 të draft rregullore.

Ervin Salianji: Ka vetëm një element që më bën shumë përshtypje. Ne jemi në shumë komisione që drejtojnë përfaqësuesit e Partisë Socialiste. Askush nga ne, të cilët kemi dhe arye më shumë, nuk është agresiv. Këta kanë një agresivitet. Ju drejtoni komisionin, këta flasin të gjithë në mënyrë të njëkohshme, ju drejtohen ju pa etikë. Ne nuk i bëjmë këto skena që ju bëni edhe pse kemi një mijë arsye më shumë. Kjo nuk ju nderon, edhe politikisht tregon hallin ku jeni. Nuk mbulohet manipulimi as me rregullore, as me sherre as me shamatë. Është procedurë, ju nuk bëni dot gangsterin këtu. Gangsterin nuk e bëni dot, se nuk ka sens kjo. Ruani etikën se nuk mbuloni dot manipulimin me procedurë. Ju keni vjedhjen zanat po mos e fshehni kaq shumë.

Konstituohet Komisioni Hetimor për 25 Prillin, ja cilët janë deputetët që do të hetojnë problematikat e zgjedhjeve

Në fjalën e tij hapëse përpara konstituimit kryetari i Komisionit Enkelejd Alibaj, njotoi dhe përbërjen e këtij komisioni.

“Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ky komision do të ketë këtë përbërje:

Kryetar Komisioni: Enkelejd Alibeaj
Zëvendëskryetar: Toni Gogu

Anëtarë:

Klotilda Bushku – anëtare nga radhët e Partisë Socialiste
Blerina Gjylameti – anëtare nga radhët e Partisë Socialiste
Aurora Mara – anëtare nga radhët e Partisë Socialiste
Klevis Xhoxhi – anëtar nga radhët e Partisë Socialiste
Nasip Naco – anëtar nga radhët e Partisë Socialiste
Petro Koçi – anëtar nga radhët e Partisë Socialiste
Bardhyl Kocaku – anëtar nga radhët e Partisë Socialiste

Po kaloj në të djathtën time:

Gazment Bardhi – anëtar nga radhët e Partisë Demokratike
Oerd Bylykbashi – anëtar nga radhët e Partisë Demokratike
Ferdinant Xhaferraj – anëtar nga radhët e Partisë Demokratike
Ervin Salianji – anëtar nga radhët e Partisë Demokratike
Kreshnik Çollaku – anëtar nga radhët e Partisë Demokratike

Petrit Vasili – anëtar, deputet i pavarur

Anëtarë zëvendësues:

Xhemal Qefalia
Etien Xhafaj
Arbi Agalliu
Lindita Metaliaj”, tha Alibeaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion