Nga analiza e ’25 prillit’ tek regjistri digjital, 5 vendimet e miratuara nga Kongresi i jashtëzakonshëm i PS

Politikë

Nga analiza e ’25 prillit’ tek regjistri digjital, 5 vendimet e

Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka miratuar 5 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare.

Tashmë në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Një tjetër vendim është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të PS si dhe hapja e partisë me një fushatë anëtarësimesh.

Po ashtu në PS tashmë do të funksionojë një regjistër digjital.

VENDIMET E MIRATUARA NGA KONGRESI

Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:

a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;

b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;

c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;

d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;

e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;

f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion