Maunet përplasen kokë më kokë në Mallakastër, në gjendje të rëndë një nga drejtuesit

Aktualitet

Maunet përplasen kokë më kokë në Mallakastër,

Dy maune janë përplasur këtë mbrëmje me njëra-tjetrën ne aksin Krahës-Mallakastër duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale si dhe plagosjen e një prej shoferëve.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së fshatit Krahës, gati 15 km në veri të Memaliajt. Maunia TR6451G po shkonte në drejtimin verior të rrugës ndërsa është përplasur me maunen që vinte nga Tirana në drejtim të Kakavijës. Përplasja ka qenë në krahun frontal të majtë të maunes duke shmangur një tragjedi.

Për pasojë, drejtuesi i maunes me ngjyre të kuqe ështe plagosur rëndë dhe u transportua në drejtim të Spitalit Rajonal të Gjirokastrës ku dhe po merr ndihmën e mjekëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion