“Rama të japë dorëheqjen!”, studentët në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

“Rama të japë dorëheqjen!”, studentët në
Studentët kanë dalë sërish në protestë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke kundërshtuar qeverisjen e tij.

Protestuesit janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa kanë nisur marshimin në drejtim të Ministrisë së Arsimit.

Tubimi shënon vijimin e protestave studentore, ku kërkesat për ndryshim dhe përgjegjësi politike janë në qendër të reagimit të të rinjve.

Studentëve pritet t’u bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

Kujtojmë që të rinjtë kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Rama, por i kërkojnë atij largimin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion