Grabitja e Raiffeisen Bank në Tiranë, 60 mijë euro në shënjestër, gjykata lë në qeli të dyshuarin

Aktualitet

Grabitja e Raiffeisen Bank në Tiranë, 60 mijë euro në
Gjykata ka lënë në burg Robert Dukën, i dyshuar për grabitjen e filialit të Raiffeisen Bank në zonën e Komunës së Parisit, ku u vodhën rreth 60 mijë euro.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Duka ka mohuar përfshirjen në ngjarje.

Para gjykatës, ai ka deklaruar se nuk ka qenë asnjëherë i dënuar dhe ka kundërshtuar provat e paraqitura nga Prokuroria.

I dyshuari ka pretenduar se automjeti i shfaqur në pamjet e kamerave të sigurisë, të cilin Prokuroria e ka paraqitur si provë, nuk përbën një element që e lidh atë me grabitjen.

Pavarësisht mohimit të akuzave dhe pretendimeve të tij në sallën e gjyqit, Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion