Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500 ligje për t’u miratuar brenda 2 vitesh! 20 prej tyre në dhjetor

Politikë

Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500

Ambicia për të mbyllur negociatat brenda vitit 2027, ka vënë Kuvendin e Shqipërisë përballë një dosjeje të rëndë, me rreth 500 ligje që duhet t’i miratojë si parakusht për mbylljen e kapitujve nga Bashkimi Evropian. Report TV ka mësuar se vetëm për muajin dhjetor, janë detyrim për tu votuar 20 ligje.

Një punë voluminoze është duke u kryer në Parlament më qëllim që vendi të jetë gati për të mbyllur negociatat për anëtarësim në BE brenda vitit 2027.

Report TV ka mësuar sa barra e Kuvendit në këtë aspekt është e rëndë, me plot 500 ligje që duhen miratuar, për të përmbushur kushtet e Brukselit.

Gama e gjerë e ndryshimeve ligjore është e shtrirë në afate të ndryshme gjatë këtij dy vjeçari, por për të kuptuar peshën e tyre, vlen të nënvizohet se vetëm gjatë muajit dhjetor, Kuvendit i është lënë për detyrë të miratojë 20 ligje si kërkesa të negociatave integruese.

Negociatat me BE/ ‘Dosja e rëndë’ mbi Kuvend, mbi 500

Mes tyre listohen edhe ligje me 84 vota, që gjithsesi kërkojnë konsensus, që socialistët, në mos e arrijnë me PD-në, mund ta realizojnë me partitë e tjera të vogla parlamentare. Të tilla janë: Kodi Penal, apo ligjet që prekin reformën në drejtësi.  

Gjatë dhjetorit duhet kaluar ligji që rregullon punën e komisioneve hetimore parlamentare, ai për avokatin e popullit, si dhe ligje që rregullojnë sferën mediatike dhe sponsorizimet.

Në përputhje me kushtet e BE-së, Kuvendi pritet të miratojë edhe një ligj specifik gjatë dhjetorit, për etikën e punonjësve të administratës publike.

Burime pranë Kuvendit të Shqipërisë, i thanë Report TV, se për të përballuar këtë fluks Edi Rama ka ngritur një grup pune mes Parlamentit dhe Qeverisë për koordinimin e çështjeve prioritare.

Përgjegjësia e hartimit dhe propozimit të ndryshimeve ligjore është shpërndarë mes deputetëve dhe qeverisë/Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion