Muaji i Ramazanit, Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Lutjet ju afrofshin me Zotin!

Politikë

Muaji i Ramazanit, Kryemadhi uron besimtarët myslimanë: Lutjet ju

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte pasditen e sotme në Kamzë, në kuadër të fushatës elektorale.

Në nisje të fjalës së saj, Kryemadhi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë që do të fillojnë agjërimin mesnatën e sotme.

“Doja ta filloja fjalën time me një urim për të gjithë besimtarët mysliman që sot fillojnë muajin e bekuar të Ramazanit, zoti jua pranoftë agjërimin. Lutjet e tyre le t’i afrojë ata sa më pranë me zotin.

Me këtë urim dua të uroj të gjithë qytetarët e Kamzës që edhe këto 13 ditë të mos lodhemi për të punuar çdo ditë dhe shkuar në 25 prill dhe për të votuar ndryshimin. Ai që është i domosdoshëm për të gjithë qytetar është jo vetëm ndryshimi, por edhe e ardhmja e fëmijëve tanë dhe e Shqipërisë tonë”- Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion