Meta zhvillon takimin e parë me familjarët te 313-ta, ja kush e vizitoi kreun e PL-së

Politikë

Meta zhvillon takimin e parë me familjarët te 313-ta, ja kush e

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të hënë takimin e parë me familjarët e tij, që pas arrestimit të tij. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se SPAK ka dhënë leje që ish-presidenti të vizitohet nga burg të afërmit.

Mësohet se këtë të hënë në ambientet e paraburgimit 313-të për të vizituar Metën kanë shkuar djali me vajzën e tij si dhe motra e tij.

Gjatë këtyre ditëve, Meta ishte vizituar në burg vetëm nga avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Gjyqtari i posaçëm Erion Çela më 23 tetor la në fuqi masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK, për Ilir Metën, ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi, ish-drejtorin e AKEP zotin Piro Xhixho dhe shtetasen E.Ç.

Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 21 tetor. Ai akuzohet për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

ME TE LEXUARAT