EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar

Aktualitet

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, vdes 44-vjeçari shqiptar

Gëzim Margjoka, 44 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy fëmijët e mitur të Margjokës dhe bashkëshortja e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Cremasca, ndërsa në aksident janë përfshirë 3 makina.

Viktima ishte duke drejtuar një automjet tip “Skoda Octavia”, kur për arsye të paqarta, u përplas kokë më kokë me një tjetër mjet.

Pavarësisht se ekipet e ndihmës së shpejtë mbërriitën menjëherë në vendin e ngjarjes, nuk mundën të shpëtonin 44-vjeçarin shqiptar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion