"Çmenduri"/ Rikthimi i fluturimeve në Rinas, Rama: Erdhën një ditë me vonesë 100 mijë vaksina

Politikë

"Çmenduri"/ Rikthimi i fluturimeve në Rinas, Rama:

Pas dy ditësh anulim total të fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare, sot u ul në aeroportin e Rinasit avioni i parë i cili transportonte ngarkesën me 100 mijë doza vaksinash kineze anti-Covid. 

Në një postim në Facebook, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ngarkesa me vaksina erdhi një ditë me vonesë si pasojë e tentativës së çmendur për të bllokuar fushatën e vaksinimit nga ana e kontrollorëve të "AlbControl".

"Aeroporti Nënë Tereza - Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë 100,000 vaksina të tjera anticovid.


Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë", shkruan kryeministri Rama në Facebook. LajmFundit

ME TE LEXUARAT