Aksident i rëndë në urën e Klosit, makina e mbushur me hekura tërheq zvarrë dy të rinjtë

Dy të rinj që po kalonin urën e Klosit janë marrë zvarrë nga një makinë e ngarkuar me hekura.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa dy të rinjtë tentuan të kalonin rrugën dhe janë përplasur nga makina e ngarkuar me hekura.
Mësohet se dy të rinjtë e aksidentuar janë një 24 vjecare dhe një 14 vjecar, emrat e të cilëve nuk janë bërë me dije ende.
Ata janë transportuar menjëherë në spital dhe sipas informacioneve paraprake janë në gjendje të rëndë.
Njoftimi i policisë
Mat/ Rreth orës 15.30, në afërsi të urës në hyrje të qytetit të Klosit, një automjet i tonazhit të rëndë ka aksidentuar lehtë dy shtetas 24 vjeç dhe 14 vjeç, të cilat po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Policia në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet në vendin e ngjarjes.


