“Mbase në televizor dukem i zymtë”, Rama batuta me qytetarët në Facebook: Nuk jam këtu për t’u dukur i bukur!

Politikë

“Mbase në televizor dukem i zymtë”, Rama batuta me

Kryeministri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook për zgjedhjet e 11 Majit.
Teksa kërkoi votën e qytetarëve, Rama nuk kurseu batutat me ndjekësit e Facebook.

Ai tha se mbase ekrani e tregon më të zymtë, ndërsa theksoi se ai nuk është për t’u dukur bukur, e as ëmbël por për të bërë detyrën e tij si kryeministër i vendit.

“Jam po ai që jam, po mbase në televizor dukem içik si më i zymtë. Unë nuk jam kandidat për ndonjë martesë, sepse kam një martesë të lumtur kështu që nuk jam për t’u dukur bukur, i ëmbël apo i thatë jam këtu për të bërë punën. Kështu që kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion