“Të rinjtë e FRPD-së do kërkojnë votën e demokratëve për PS-në”, Rama: Më thanë do punojmë për pasaportën e BE-së

Politikë

“Të rinjtë e FRPD-së do kërkojnë votën e

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve mëngjesin e sotëm në rubrikën ‘Sy m’Sy’, ku një prej komentuesve e ka pyetur në lidhje me marrjen e demokratëve, që sipas tij është duke bërë, duke iu referuar rastit të FRPD-së në Vlorë.

Rama u shpreh se nuk është se i morri ato, teksa nuk kurseu edhe vlerësimet për ta. Kreu i qeverisë u shpreh se ata nuk është se u bënë socialist dhe nuk dihet se si do jenë marrëdhëniet e tyre në vijim, por sipas Ramës ata do të mbështesin atë dhe PS-në duke e kërkuar votën e demokratëve.

“Nuk është se i mora ata të FRPD. E para bëhet fjalë për një grup shumë interesant dhe shumë pozitiv vajzash dhe djemsh që janë të FRPD-së së Vlorës dhe për dikë që ishte zv.kryetare e FRPD-s në shkallë kombëtare.

Patjetër ka krijuar një impakt. Ata nuk u bënë socialist, por janë pozicionuar për të dhënë mesazhin për arsyet e tyre. Kanë shpjeguar edhe në podkast që do bëjnë fushatën e tyre jo me PS, por më vete dhe do të më mbështesin mua dhe PS-në si rrjedhojë, por duke e kërkuar vetëm votën e demokratëve pikërisht për atë që unë them dhe për asnjë gjë tjetër për momentin.

 Për mos të humbur asnjë moment nga rruga e anëtarësimit dhe për të marr pasportën europiane për Shqipërinë dhe një pasaportë në dorë për çdo shqiptar dhe shqiptare, që të bëhet përfundimisht qytetar të BE-së. Kjo është arsyeja pse ata u bënë me mua në këtë betejë. A do të na qëndrojnë rrugët e bashkuara më tutje, këtë do ta shohim. Unë kam shumë simpati dhe respekt për ta. Kam mësuar disa gjëra që i mëson vetëm kur arrin të shohësh gjërat nga pozita e dikujt tjetër dhe kur dikush ta jep këtë mundësi. Është marrëdhënie shumë pozitive. Impakti është shumë i fortë”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera Rama nuk i ka kursyer ironitë për Kryetarin e PD-së Sali Berisha. Ai ka thënë se veç anëtarëve të FRPD në Vlorë ka pasur  kontakte edhe me kandidatë nga primaret për t’u bashkuar me PS.

 

ME TE LEXUARAT