Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, refuzon pajtimin me Erion Veliajn

Politikë

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, refuzon pajtimin

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka refuzuar oferten e gjykates per ta zgjidhur me pajtim padine gjyqesore qe ka bere per akuzen e shpifjes ndaj kryetarit te Bashkise se Tiranes Erion Veliaj.

Kreu i PD mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku eshte zhvilluar seanca e pare e procesit për shpifje që ai ka bërë në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Avokati tha pas seances, se Basha ka refuzuar pajtimin me Veliajn, duke kerkuar vazhdimin e procesit gjyqesor me paraqitjen e provave nga palet.

Basha e ka paditur Veliajn për shpifje, sa i takon akuzave që kryebashkiaku bëri për çështjen e Unazës së Madhe, ku tha se kreu i PD-së ka marrë një benz luksoz, nga një prej kompanive të përfshira në garë.

Gjykata e Lartë vendosi që padia për shpifje ndaj Veliajt të hetohej nga Gjykata e Posaçme, dhe jo nga Gjykata e Tiranës.

Të gjitha akuzat për shpifje të cilat bëhen për zyrtarët e lartë do të hetohen nga SPAK dhe do të gjykohen nga GJKKO.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2020 PD paditi Velian në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se Veliaj, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit

ME TE LEXUARAT