"Lëvizin si kope hienash", Rama: Meta premton lart e poshtë se do u nxjerrë njerëzit nga burgu

Kryeministri Edi Rama nga Saranda ka hedhur akuza të forta mbi Presidentin e vendit Ilir Meta, për të cilin tha se po bën fushatë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Vlorës.
“E zhvillon një fushatë skutash me subjeketet e OFl, premton lart e poshtë se do u nxjerrë njerëzit nga burgu atyre të cilëve u kërkon mbështetje“, tha Rama në fjalën e tij, ndërsa duke folur për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se “është një kukull, e kurdisur në duart e Saliut dhe Metës”.
Ndërsa përmendi situatën e krijuar në aerportin e Rinasit për shkak të ndërprerjes së punës nga kontrollorët, Rama e drejtoi gishtin përsëri nga Presidenti Meta dhe tha se qëllimi “ishte për të thënë që s’ka më vaksina”.
“Këto iluzionet e rrugëve më të lehta e kanë marrë në qafë popullin shqiptar më shumë se sa një herë në historinë e tij që nga koha e Haxhi Qamilit e pastaj u gjetën në mes të flakëve e të hirit deri te koha më e re kur iluzioni se mund të bëheshin të pasur pa punuar duke dhënë një e duke marrë dy i bëri te rendin pas Sudes, Xhaferrit e Vehbiut e dimë mirë si përfundoi e nëse në kohët e mëparshme persionazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha e vonesa për popullin e kombin tonë janë personazhe të historisë, personazhet e rastit të fundit të flakëve dhe të hirit janë jo vetëm gjallë por aktivë dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje.
Saliu, dhe partia e tij, me një kryetar që është një kukull, e kurdisur në duart e Saliut dhe Metës që është President për fatkeqësinë e të gjithëve ne dhe që sic tha Damiani ka vendosur informalisht kandiaturën këtu në qarkun e Vlorës.
E zhvillon një fushatë skutash me subjeketet e OFl, premton lart e poshtë se do u nxjerrë njerëzit nga burgu atyre të cilëve u kërkon mbështetje, mbledh këtu bashkë me atë Leskon e famshëm të fucive të rakisë, që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë lumit të Vlorës në bagëti, dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetingu janë mbledhur e lëvizin si një kope hijenash duke u futur zgëqeve e nga ana tjetër pa harruar që mos lërë dy gurë bashkë për të nxitur medoemos sa më shumë rrëmujë konfuzion pasiguri duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë tek nxitja e bllokimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror të Shqipërisë.
Pa dashur fare t’ja dijë për dëmin e madh që një goditje e tillë mund të sillte për vendin. Që nga bllokimi i vaksinave që ka qënë një nga motivet më të forta për të thënë që s’ka më vaksina te bllokimi i lëvizjes së njerëzve e i arkivolëve për të ardhur e për tu prehur në atdhe.
Ky është Ilir Meta sot për fat të keq kandidati i opozitës në Vlorë së bashku me Leskon”, u shpreh Rama.


