Kuvendi mban sot seancën e fundit plenare për 2021-shin

Politikë

Kuvendi mban sot seancën e fundit plenare për 2021-shin

Kuvendi do të zhvillojë ditën e sotme seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar, për të vijuar pastaj me pushimet e fundvitit dhe për të rinisur në vitin e ri 2022.

Në këtë seancë, pritet që maxhoranca socialiste të miratojë ligjet e kthyera nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, që kanë lidhje me buxhetin. Konkretisht, deputetët e PS-së do të votojnë pro ligjin e buxhetit të vitit 2022, ligjin e TVSH-së dhe ligjin për taksat kombëtare, të kthyera nga Presidenti Meta pa ndryshimet e kërkuara prej tij.

Po ashtu, sot pritet të miratohet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave për disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e vitit 2021 dhe ligji për zgjatjen e afatit për përfitimin e statusit “Investim strategjik” deri në 31 dhjetor 2023. Miratimi i tyre në Kuvend mund të konsiderohet thjesht për procedurë para futjes në fuqi, pasi maxhoranca i ka rrëzuar të katër dekretet e Presidentit në komisionet parlamentare.

PS do të miratojë me shumicë të thjeshtë edhe ligjin për bashkëqeverisjen, i kthyer nga Presidenti me argumentin se ai cenon parimet kushtetuese. Maxhoranca afroi me dy ditë seancën e fundit për 2021-shin, me qëllim që të përfitojë kohë që pas miratimit në Kuvend të buxhetit, institucionet të kenë kohë për alokimin e fondeve përpara marrjes së pushimeve të festave të fundvitit.BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion