Kutitë e fundit në Durrës/ PS mbron mandatin e 8-të, PD merr 6!
Lajmifundit
/
13 Maj 2025, 20:21
Politikë

Kanë mbetur vetëm 6 kutitë e fundit për t’u numëruar në qarkun e Durrësit. Në qarkun e Durrësit janë numëruar 487 kuti votimi nga 493 që janë gjithsej.
Nga të dhënat që ka raportuar KQZ-ja rezulton se socialistët kanë deri tani 8 mandate dhe mandatin e tyre të tetë e kanë shumë fort të mbrojtur.
PS numëron 71086 vota deri më tani, ndërsa demokratët i ndjekin me 53486 vota.


