Kryemadhi nga Lapraka: Ndryshimi ka ardhur, kudo që shkoj dalin dhe më presin me makina...

Politikë

Kryemadhi nga Lapraka: Ndryshimi ka ardhur, kudo që shkoj dalin dhe më

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një takim me banorët e njësisë nr.11 në Tiranë, është shprehur e bindur se rrugën e ndryshimit të Shqipërisë nuk e ndryshon dot më askush.

Kryemadhi: Më shumë se kurrë, ne të rinjtë dhe të rejat, edhe unë e fus veten time tek të rinjtë dhe të rejat, se me gjithë këta të rinj dhe të reja nuk mund të jesh ndryshe, vetëm e re.

Sot më shumë se kurrë, rrugën e ndryshimit nuk e ndryshon dot më askush. Edhe Edi Rama, edhe kush të dojë pas Edi Ramës, ndryshimi ka ardhur, ndryshimi është këtu në Laprakë, ndryshimi është në të gjithë Shqipërinë.

Të dashur miq, nga sot ne kemi edhe nëntë ditë të tjera. Nëntë ditë që do të jenë ditë të forta, energjike, të cilat na çojnë drejt ditores. Më 25 prill ju do të votoni numrin 6 dhe unë jam krenare. Jam krenare që me qindra dhe mijëra të rinj dhe të reja, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë kudo që shkoj, dalin dhe më presin me makina, me flamuj, pa pasur asnjë lloj pike presioni, nga njerëz që duan t’i presionojnë. Përkundrazi, deklarohen hapur. Dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe.

ME TE LEXUARAT