Komiteti i Ekspertëve do lehtësojë masat? Rama: Për ramazan, do t'i japim besimtarëve frymëmarrje

Politikë

Komiteti i Ekspertëve do lehtësojë masat? Rama: Për ramazan,

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shqyrtojnë mundësinë e zgjerimit të fashës orare deri në orën 22:00, në muajin e ramazanit, që nis në 13 prill. 

I ftuar në emisionin “Log”, në Abcnews, Rama tha se ky zgjerim nëse do të ndodhë, nuk duhet të sabotojmë vetveten dhe të mos kujdesemi për rregullat anti-COVID, edhe nëse jeni vaksinuar.

Rama: Sot ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora. Kam diskutuar dhe një gjë është e sigurtë vaksinimi duhet shoqëruar me distancim. Unë nervozohem dhe nuk arrij dot dhe të mos reagoj kur shoh dasmat e infektimit të opozitës. Çdo orë që fitojmë sot është një orë e fituar nesër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk duhet ta sabotojmë vetveten duke thënë hajde se po vaksinohemi.

Sezoni turistik do të jetë shumë i lehtësuar. Deri në fund të qershorit me planin tonë do të kemi bërë një vaksinim shumë masiv.

ME TE LEXUARAT