Greva e kontrollorëve, Rama: Meta dhe Berisha donin ta bllokonin Rinasin deri në zgjedhje

Politikë

Greva e kontrollorëve, Rama: Meta dhe Berisha donin ta bllokonin Rinasin

Kryeministri Rama e ka cilësuar sërish tentativë për “grusht shteti” grevën e kontrollorëve, duke fajësuar direkt Presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa është shprehur se këta dy të fundit donin ta bllokonin aeroportin deri në zgjedhjet e 25 prillit.

Rama: Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, ata do të qëndrojnë këtu. Është një akt solidariteti në kushte të rënda dhe të pakuptueshme për askënd. Këtu ishim në këtë pikë si pasojë e një marrëzie të stimuluar nga Ilir Meta dhe të mbështetur nga Sali Berisha. Grusht shteti është fjalë e madhe shumë.

Nuk e kam përdorur asnjëherë. Grushti është grusht nuk diskutohet. Që është grusht në një moment pikat për të krijuar një situatë konfuzioni. Nuk është se kanë ndonjë qëllim të nxisim gjëra të tilla.

Informacionet kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar që këta njerëz ishin në presionin e një grupi organizatorësh që ishin jo rastësisht e materializuar në këtë moment. Për të ditur qëllimi ka qenë i mirë mbështetur në faktin që është shumë e vështirë të zëvendësosh kontrollorët.

Faktikisht ne kemi një numër të caktuar ekselentësh që janë përfshirë në këtë proces. Plani është vënë në veprim duke pasur parasysh se nuk do mund të zgjidhnim gjë deri në zgjedhje.

ME TE LEXUARAT