Komisioneri i PL rrëzohet përtokë në Sarandë! Kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë
Lajmifundit
/
11 Maj 2025, 18:45
Politikë

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.
Në ato momente, gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, ndërhynë menjëherë për të dhënë menjëherë ndihmën e parë.
Pas 10 minutash erdhi ambulanca e mori komisionerin. Mjekët thanë se pacienti pati krizë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


