Kim paralajmëron lëvizjen e papritur: Do të shkojmë në qendra numërimi edhe gjatë natës

Politikë

Kim paralajmëron lëvizjen e papritur: Do të shkojmë në

Pasditen e sotme, Ambasadorja Amerikane, Yuri Kim ishte në Tiranë, në qendrën e numërimit 39, te Muzeu Kombëtar.

Përmes një shënimi në Twitter, Kim thotë se është e kënaqur që pa një bashkëpunim të mirë midis sporteleve dhe stafit, në mënyrë që edhe procesi i numërimit të vijonte me ritme më të shpejta.

Po ashtu ambasadorja paralajmëroi se stafi i Ambasadës do të vijojë procesin e vëzhgimit të qendrave të numëruesve edhe gjatë natës.

“Sapo përfundova vizitën time të dytë sot në qendrën e numërimit në Tiranë # 39. E kënaqur të shoh një bashkëpunim të mirë midis të gjithë sporteleve dhe stafit, për ritëm më të shpejtë të procesit të numërimit. Stafi i Ambasadës Amerikane po viziton qendrat gjatë natës për të brohoritur për ata që punojnë shumë në mënyrë që votuesit të shohin votat e tyre të llogaritura ASAP”- shkruan Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion