Mark Marku: Fitore e qartë me mbi 1000 vota në Mirditë, mesazh për Shqipërinë

Politikë

Mark Marku: Fitore e qartë me mbi 1000 vota në Mirditë, mesazh

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Mark Marku thotë Mirdita i ka dhënë fitoren PD-së në fshatra dhe në qytete. Marku shprehet se është krenar për këtë dhe të gjithë ata që i votuan.

“Me Mirditën nis mirë dita e numërimit të votave në qark, një fitore e qartë me 1120 vota plus.

Një fitore e dhënë nga e gjithë Mirdita, fshatra e qytete, e cila më bën krenar dhe shumë mirënjohës për ata që na votuan. Të gjithë bashkë e bëjmë ndryshimin. Ky është një mesazh shpresëdhënës për të gjithë Shqipërinë”, shkruan Marku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion