Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të parë pas skandalit seksual të Safet Gjicit, i pranishëm dhe Majko

Politikë

Këshilli Bashkiak i Kukësit mblidhet për herë të

Është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Kukës pas skandalit që përfshiu ish-kryetarin e Bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Kryetari i Këshillit të Bashkisë Albert Muja në fjalën e tij kërkoi ndjesë dhe tha se duhet të vijojmë punën edhe pse kjo tashmë i përket së kaluarës.

Fasli Gërmizi, i vetmi këshilltar që kundërshtoi fjalën e kryetarit të këshillit, dënoi videon e turpshme të Safet Gjicit dhe kërkoi që të gjithë këshilltarët përfshirë edhe drejtuesit aktual të bashkisë Kukës të japin dorëheqje.

Gjatë mbledhjes së këshillit u prezantua Granit Gjana në detyrën e ushtrimit të funksionit të kryetarit të Bashkisë Kukës.

Ndërkohë në mbledhje ishte edhe deputeti i PS Pandeli Majko, i cili ishte drejtues politik i fushatës elektorale të Safet Gjicit në zgjedhjet e 14-Majit./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion