Studentët e mjekësisë në protestë, kërkojnë anulimin e planit për punësimin e detyruar në shtet

Aktualitet

Studentët e mjekësisë në protestë, kërkojnë

Studentët e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar propozimin e qeverisë për punësimin e tyre pas përfundimit të studimeve.

Mësohet se dhjetëra studentë janë mbledhur para Fakultetit të Mjekësisë, duke kërkuar që ministria e Shëndetësisë dhe rektorati të heqin dorë nga ideja. Raportohet se pas qëndresës pranë ambienteve të fakultetit, studentët e mjekësisë kanë nisur të marshojnë duke transferuar protestën pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria kanë propozuar së fundmi një plan për punësimin me detyrim për të sapo diplomuarit e mjekësisë për një periudhë prej 3 vitesh, ose pagesën e tarifës prej 5000 eurosh për vit akademik.

Propozimi ka ardhur si një tentativë e qeverisë dhe ministrisë për të frenuar largimin masiv të mjekëve nga vendi, por studentët e kanë kundërshtuar kategorikisht këtë plan.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion