Iu sekuestrua celulari me urdhër të SPAK, reagon kryebashkiaku i Vaut të Dejës!

Politikë

Iu sekuestrua celulari me urdhër të SPAK, reagon kryebashkiaku i Vaut

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e celularit të tij me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Shkreli është shprehur duke thënë “jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore.”

“Unë jam në krye të detyrës, jam i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha instancat shtetërore dhe ata të bëjnë punën e vetë, ne po bëjmë punën për të cilën na ka votuar populli”, deklaroi ai.

Kujtojmë se po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se janë përfshirë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka marrë 2 mandate.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion